Lidhje


“Izraeli donte pastrim etnik”, ngre tonet Redi Shehu: Hamasi veç justifikim

Analisti Redi Shehu ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” ku foli për sulmin e ndodhur ditën të dielën në Rafah në një kamp, nga ku humbën jetën 45 palestinezë, mes tyre gra e fëmijë.

 
Sipas analistit Izraeli ka kryer masakra, ndonëse jo me bomba edhe para ekzistencës së Hamasit duke tentuar ta dehumanizojë popullin palestinez.

Shehu tha se Hamasi është përdorur nga Izraeli si justifikim për të kryer masakrat masive që po kryen.

 

“Nuk ka ekzistuar Hamasi para 87, janë bërë të njëjtat gjëra, pse janë bërë të njëjtat gjëra? Nuk ka pasur Hamas. Janë bërë vrasje të vogla, jo kështu me bombardime, por vrasje të përditshme. Të futen ushtarët brenda në shtëpi e hanë bukë me ty e ti nuk i nxjerr dot jashtë. Pse? Sepse i kanë dehumanizuar. Kjo tregon se Hamasi, Hezbollahu është justifikim.

 

Ata kanë kusuret e veta, por Izraeli e profilizon vetveten si demokracia e vetme në Lindjen e Mesme. Nuk ka demokarci, të gjitha organizatat e të drejtave të njeriut e profilizojnë sot Izraelin si shtet aparteit, një i tillë nuk është shtet demokratik, por etnokratik. Ka në thelb etninë, një etni superiore ndaj tjetrës. Nga 87 para Hamasit e më para janë munduar të dehumanizojnë popullin palestinez”,-tha analisti Redi Shehu./EN

XS
SM
MD
LG