Lidhje


Sapo çoi fëmijën në kopsht, avokatit të Berishës iu bë pritë dhe e qëlluan me levë

Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, u dhunua mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.Burime bëjnë me dije se tre persona i bënë pritë avokatit duke e goditur me levë në kokë dhe në trup.Si pasojë e goditjeve, avokati ka fraktura në kokë dhe në trup dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital në gjendje të qëndrueshme.Mëngjesi u dhunua rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, menjëherë pasi kishte çuar fëmijën në një kopsht aty pranë.

 

Autorët, të cilët dyshohet se janë tre, iu afruan dhe e qëlluan fillimisht me grushte dhe më pas me sende të forta.

 

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Hetuesit po kqyrin kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes./EN

XS
SM
MD
LG