Paranojat e kryebashkiakut më të paditur në vend/Këshilltarët e opozitës kontroll fizik para mbledhjes së Këshillit Bashkiak
Këshilltarët bashkiak të opozitës iu nënshtruan dje kontrollit fizik në hyrje të sallës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Nënkryetari i këshillit bashkiak në Bashkinë e Tiranës, Dorian Teliti përmes një video ka treguar se si policia nuk i lejon ata të hyjnë në mbledhje pa iu nënshtruar një kontrolli fizik, pa autorim apo urdhër konkret.
“Këshilltarët bashkiak opozitarë po kontrollohen, dicka që nuk ka ndodhur kurrë që këshilltarët bashkiakë të ndalohen nga policia dhe të kontrollohen fizikisht pa patur asnjë indicie për shkelje ligjore nga ana jonë.
Cfarë të bëjmë tani, të hap çantën time me sende personale, keni dyshime? E dini që është antiligjore apo jo pa patur autorizim apo vendim? A më jepni një urdhër me shkrim se për çfarë dyshoni ju që ëhstë vendosur në hyrjke të sallës së këshillit bashkiak që deri dje nuk ekzistonte. Cili është dyshimi që keni ju ndaj nesh? Ja këshilltarët “kriminelë” opozitarë po kontrollohen fizikisht", thotë ai ndër të tjera./politiko.al