Ndërtuesit parashikojnë të rrisin sërish çmimet e apartamenteve në tre muajt e ardhshëm, presin më shumë shitje
Çmimet e apartamenteve u rritën ndjeshëm tre vitet e fundit, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, tendenca duket se u qetësua, duke shënuar rënie të lehtë.
Por, në qershor, ndërtuesit sërish mendojnë që të rrisin çmimet në muajt në vijim.
Sipas vrojtimit të besimit të bizneseve të publikuara nga Banka e Shqipërisë, që ka intervistuar ndërtuesit, këta të fundit kanë shtuar pritshmëritë për rritjen e çmimeve në qershor, pas një pesimizmi në dy muajt e mëparshëm.
Ndërtuesve u bëhet pyetja: Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?
Tregu i pasurive të paluajtshme arriti rekord në T I
Që nga tremujori i parë i vitit 2021 tregu i pasurive të paluajtshme është rritur me ritme shumë më të shpejta në krahasim me periudhat e mëparshme
Të dhënat e publikuara nga INSTAT bëjnë të ditur se prodhimi i brendshëm bruto me çmime korente në aktivitetin e pasurive të paluajtshme, që mat vlerën e transaksioneve ekonomike në këtë sektor, arriti në 32.3 miliardë lekë, ose gati 300 milionë euro në tre muajt e parë të vitit.
Ky është niveli më i lartë i transaksioneve të tregut të pasurive të paluajtshme i regjistruar ndonjëherë, që kur INSTAT raporton të dhënat. Burimi: Monitor