Lidhje


Provimet e maturës, dy mijë nxënës më pak se vitin e kaluar!

Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë nisëm sot rrugëtimin e maturës shtetërore duke iu nënshtruar kështu testimit të parë atij të gjuhës së huaj.

Në të gjithë vendin ka 144 qendra provimesh, ku janë të angazhuar punonjës të sistemit arsimor që kanë përgjegjësi për grupe nxënësish prej 15-20 veta. Edhe këtë vit rregullorja është e qartë, nuk lejohen telefona apo pra smart për të ndaluar kështu komunikimin mes nxënësve apo dhe me persona të tjerë jashtë ambienteve ku po zhvillohen provimet e matura shtetërore. Por kjo nuk e ka ndaluar faktin që vetëm 30 minuta pas nisjes së testit të publikohet në rrjetet sociale varianti a dhe b i provimit të anglishtes.

 

“Po kjo ishte teza që na ra. Është një histori e përsëritur, mendojë se duhet të merren më shumë masa”, tha një maturant.

 

Për Ministrinë e Arsimit, publikimi i tezës online nuk e cenon  procesin e Maturës Shtetërore. Ministria e quan akt të turpshëm fotografimin e tezës së provimit. Në reagimin zyrtar ministria dënon fuqishëm çdo përpjekje për të minuar integritetin e procesit të provimeve, punën e maturantëve si dhe mësuesve të angazhuar.

 

Në maturën e 2024-ës ka rreth 2 mijë maturantë më pak. Në fakt, vihet re që vit pas viti, çdo maturë ka rreth 2 mijë maturantë më pak. Vet ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu inkurajoi maturantët që të zgjedhin universitetet shqiptare për të vijuar studimet e larta./

 

Risia e maturës shtetërore këtë vit është  gjenerimi i diplomës me vulë elektronike në sistemin e-matura.

 

Maturantët kanë rreth 1 javë kohë për tu përgatitur nga njëri provim te tjetri, duke vijuar me provimin e radhës atë të Gjuhës-Shqipe dhe Letërsisë më 10 qershor, më pas me matematikën në 18 qershor dhe për ta përmbyllur me lëndën me zgjedhje me 24 qershor./Top Channel

XS
SM
MD
LG