Lidhje


Drejtonin mjetet në gjendje të dehur dhe shkaktuan aksidente, arrestohen 3 shoferë në Korçë

Policia ka vënë në pranga 3 drejtues mjetesh në Korçë, të cilët shkaktuan aksidente rrugore.

 

Ata janë konstatuar se drejtonin mjetet teksa ishin në gjendje të dehur

 

Njoftimi i policisë:

 

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit: Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Voskopojë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti i tij ka përplasur një automjet të parkuar, i cili është zhvendosur dhe ka përplasur një automjet tjetër të parkuar.

 

Pas verifikimit rezultoi se 59-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;       

 

-A. Sh., 57 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Drenovë, Korçë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas verifikimit rezultoi se 57-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;

 

-K. J., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Biranj, Maliq, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Pas verifikimit rezultoi se 36-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur”, njofton policia.

 

Gjithashtu janë arrestuar 2 shtetas që thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Njëri prej tyre është identifikuar si Edison Lumi.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:    E. L., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 12, Korçë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përndjekja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; S. T., 23 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, Korçë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Burimi: Ora News

XS
SM
MD
LG