Pas dy orëve përplasje me policinë, mbyllet protesta përpara Kuvendit!/ Rikthehet të hënën para bashkisë ....
Pas dy orëve përplasje me policinë përpara Kuvendit të Shqipërisë, protestuesit janë shpërndarë. I gjithë tubimi ka qenë i shoqëruar me tensione të vazhdueshme dhe përplasje të mbështetësve të opozitës me policinë.
Ndaj uniformave blu është hedhur molotovë, gurë, shishe dhe flakadanë. Ndërkohë që këta të fundit i janë përgjigjur situatave të tensionuara me gaz lotsjellës. Gjatë protestës janë djegur edhe goma, përpara grupit ku ishin të vendosur uniformat blu.
Protestat përpara Parlamentit kanë shkaktuar probleme tek një polic, i cili ndodhej në kordonin e krijuar prej tyre.
Deputeti demokrat Flamur Noka, i cili u përjashtua nga Kuvendi, mbajti fjalimin e tij pasi doli nga ambientet ku mbahej seanca plenare. Teksa fliste përpara protestuesve, ai njoftoi protestën e radhës që do të mbahet të hënën në orën 11:00 përpara Bashkisë së Tiranës.
“Le t’i thotë të gjithë botës se në Shqipëri nuk ka qeveri po ka narko-shtet. Ti thotë të gjithë botës RAI3 se nuk ka kryetar qeverie, por ka narko-shtet. Të nxjerrin të palarat e këtij shteti kriminal, u desh një media si RAI3 që t’i tregojë botës se në zyrën e kryeministrit ulen kriminelët. Ka ul të gjithë kriminelët me një qëllim për të blerë votat dhe për të bllokuar rrotacion e ndershëm të qeverisë, për të mbajtur atë karrige. U deshën tre media që të nxirrnin që këta kriminelë…
Ai fondet e shqiptarëve ia dha vetëm krimit. U deshën tre media që të nxjerrin të palarat e regjimit narko të Tiranës. E thotë me zë e figurë… Rama është kreu i narko-shtetit. Numri dy i regjimit thotë që Shqipëria e ka pasur kanabisin projekt politik të Ramës. A mund të na qeverisin ata që kanë përfaqësuar regjimin…
Shqipëria ka nevojë për paqe, të ecë në rrugën që e nis në drejt Europës jo të Kolumbsë e Meksikës ku po e çon Rama. Shqipëria që të gjejë paqe duhet të këtë qeveri teknike, duket të mos ketë narkos në krye. Asgjë nuk do të na ndalojë, ne do të vazhdojmë betejën për t’i dhënë Shqipërisë qeveri teknike. Ti shkojmë deri në fund. Nuk meritojnë shqiptarët t’i qeverisë Eskobari sepse nuk janë popull i lidhur me drogën. Nuk meritojnë shqiptarët t’i qeverisë Ndoka.
PD do t’i japë zgjidhje Shqipërisë. Ky është zotim ynë, misoni ynë. Në nuk do të ndalemi, në një vend anëtar të NATO-s , do të ishte turp të përmendej, ku vota rrëmbehet nga narkot. Votën e lirë, do të jetë qëllimi ynë. Nuk mund të pranojmë që një vend i NATO-s të qeveriset nga krimi. Do t’i japim fund, qeveria teknike do të ketë zgjidhje. Ditën e hënë në 11:00 do të jemi tek selia e Lali vjedhësit, do ta çlirojmë atë bashki”, tha Noka./Top Channel