Lidhje


Vaniteti dhe telefoni po na lënë "pa jetë"!/Fotografi: Të gjitha vajzat duan operacione, por nuk kanë lekë

I ftuar në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, fotografi Sonny K Elson, tha se të gjitha vajzat sot duan të bëjnë ndërhyrje estetike.

 
 
Sipas tij, për shkak të kësaj tendence po humb origjinaliteti dhe të gjitha personazhet duken njëlloj.

“Është e pamundur të kthehesh në gjendjen origjinale. Po të shohësh si kanë qenë në vitin 2000 dhe tani janë dy persona të ndryshëm. Personazhet janë bërë të gjithë njëlloj. Kam përshtypjen që është modë. Nuk mendoj që ka më njerëz që duan të bëhen, s’kanë lek të bëhen, se do të ishin bërë të gjithë”, tha fotografi./EN

 

XS
SM
MD
LG