Lidhje


Protestat e vazhdueshme të opozitës bëjnë të vetën/Apeli i jep Rithemelimit të Berishës, vulën e PD-së

Gjykata e Apelit i ka lënë vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berishës. Gjykata nuk ka pranuar ankimimin e Lulzim Bashës, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të marrë nga gjyqtari Agron Zhukri se vula i takon Sali Berishës.  Trupi gjykues që shqyrtoi çështjen e vulës së Partisë Demokratike përbëhet nga relatore Alma Ahmeti, ndërsa anëtarët ishin Iliba Bezati dhe Elona Toro.

 

 Beteja për vulën e Partisë Demokratike mes demokratëve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës vijoi prej dy vitesh. Beteja mes dy grupeve të demokratëve përgjatë këtyre dy viteve e gjysmë përçarje nuk ka qenë vetëm ligjore. 8 janari i 2022 kulmoi në përplasje fizike mes Rithemelimit e PD zyrtare.
 
 
Me sa duket dalja në rrugë me protesta e opozitës ka rrezultuar efikase, pasi ka marrë diçka në këmbim ndoshta të ndalimit të protestave dhe trazirave. Pyetja që bëhet është se, a do të vazhdojnë protestat kundër korrupsionit apo do të ndalen pas kësaj fitoreje të pjesëshme të opozitës së rithemelimit? 
XS
SM
MD
LG