Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar ditën e djeshme në Megaro Maximos një takim me shtatë eurodeputetët që do përfaqësojnë Demokracinë e Re në Parlamentin Europian.
Giorgos Autias, Eliza Vozeberg, Eleonora Meleti, Manolis Kefalogiannis dhe Dimitris Tsiodras ishin të pranishëm në sallë, ndërsa Evangelos Meimarakis dhe Fredi Beleri, i cili është në burgun e Fierit, kanë marrë pjesë me telekonferencë.
Në takim morën pjesë edhe ministri i Shtetit Akis Skertos, zv.ministrja e Punëve të Jashtme Alexandra Papadopoulou dhe sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian i ND Tasos Hatzivasiliou.
Fredi Beleri, i dënuar nga GJKKO për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, është zgjedhur nga grekët si anëtar i Parlamentit Europian.
Beleri u rendit i katërti mes të votuarve si kandidat në zgjedhjet greke dhe bëhet një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE dhe një prej 7 të zgjedhurve nga sigla e Demokracia e Re të Mitsotakis./opinion