Arrestohet 28-vjeçarja që shfrytëzohej për prostitucion, në pranga edhe tutori i saj
Një 28-vjeçare që shfrytëzohej për prostitucion dhe tutori i saj Tajar Vrenozi kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit. E reja bashkë me 38-vjeçarin ishin shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale.
Nga provat e siguruara si rezultat i një hetimi katërmujor, dyshohet se 38-vjeçari kanoste 28-vjeçaren e identifikuar si V. M., për të ushtruar prostitucion, si dhe i siguronte asaj klientë nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika, për ta kryer këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesave 150-300 euro.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, 4 celularë dhe një tablet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Burimi: Lapsi.al