Tentoi të fuste në Shqipëri, rreth 36 000 paunde, pa i deklaruar, procedohet penalisht 47-vjeçarja
Thursday, 13 June 2024 09:20
Një 47-vjeçare ka tentuar të fusi në vend 36 mijë paund nga terminali i Rinasit por është zbuluar nga strukturat e policisë e si për pasojë është proceduar penalisht. Kujtojmë se shuma maksimale që një qytetar mundet të tranportojë nga pikat e kalimit doganor është mask 10 mijë euro, përtej kësaj shume është e ndaluar të kalohen sasi kartmonedhash që e tejkalojnë këtë shumë pa i deklaruar në pikat e kontollit kufitar. Ja dhe njoftimi i policisë :
"Sekuestrohet shuma e parave.
Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Rinas, në hyrje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases L. B. (me shtetësi shqiptare dhe angleze), ku u gjetën rreth 36 000 paunde, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen L. B., 47 vjeçe. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e paundeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme"./Policia e shtetit