Lidhje


"Aldorjana kërkonte drejtësi për babanë, u fut në polici për t'u mbrojtur", flet e afërmja e efektives që vrau veten në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me 24 maj në Tiranë, ku një efektive u vetëvra me armën e shërbimit. Efektivja 21-vjeçare Aldorjana Loshi, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5 mendohet se ka kryer vetvrasjen me armën e shërbimit.

 

Për të folur mbi këtë temë në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me gazetaren Aida Topalli, e afërmja e efektives u shpreh se Aldorjana ishte e dhunuar sistematikisht si nga ana fizike ashtu dhe nga ana psikologjike nga familja e saj.

 

Gjithashtu e afërmja theksoi se vajza ndjehej e papranuar dhe se e ndjente shumë mungesën e të atit.

 

“Unë Aldorjanën e njoh sepse jam e afërmja e saj, nuk kemi qëndruar gjithmonë pranë por e kam takuar gjatë kohës që është rritur edhe tani. 

 

Aldorjana është një vajzë pa baba është rritur me nënën dhe vëllain. Ka qenë një vajzë çapkëne dhe e hedhur por duke u rritur i mungonte shumë babai.  

 

U rrit dhe e kërkonte vazhdimisht. Ajo thoshte gjithmonë që kam një konflikt në shtëpi, që keqtrajtohej nga familjarët. Ka pasur dhunë fizike, psikologjike.

 

Kohët e fundit kërkonte më shumë babain dhe thoshte që nuk i dua ata por më shumë atë. Vajza ndihej e papranuar. Thoshte dua të bëj drejtësi për babain tim, babai i bëri aksident”, u shpreh e afërmja e efektives së ndjerë/gazetatema

 
 
XS
SM
MD
LG