Lidhje


Skandali te Onkologjiku, ministrja Koçiu: Jam e neveritur, janë jashtë sistemit

Të gjithë personat e përfshirë në skandalin te Onkologjiku janë shkarkuar. Në një deklaratë për mediat, ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu tha se personat e implikuar në shitjen e jashtëligjshme të ilaçeve të kimioterapisë nuk përfaqësojnë bluzat e bardha, ndërsa shtoi se individë të tillë nuk mund të jenë më pjesë e sistemit të shëndetësisë.“Kur flasim për punonjësit e shëndetësisë, që mision të tyre kanë ndihmën shëndetësore të njerëzve, humanizmin. Është një ngjarje e paprecedentë,  jam e neveritur nga kjo histori. Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, sipas procedurave administrative. Të jetë e qartë që këta lloj njerëzish nuk mund të ndosin bluzat e bardha, këta persona nuk mund të përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm në të gjithë Shqipërinë. Këta persona nuk kanë vende në sistemin shëndetësor publik”,-tha ministrja Albana Koçiu.

 

Kujtojmë se ishte një hetim i prokurorisë së Tiranës që ka arritur të zbulojë një skeme se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

 

Për të provuar ekzistencën e këtij dyshimi nga ana e prokurorisë u përdorën blerje të ilaçeve të stimuluara. Kryesisht u blenë ilaçe që përdorën për kimioterapi.

 

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa arrest shtepie dhe detyrim paraqitje per mjekë të spitalit onkologjik:

 

Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)

Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)

Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)

Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)

Halil Gashi

Florian Marku

/Nga EN

XS
SM
MD
LG