Të vjedhësh "urat" e komunikimit tregon akoma për një mendësi mesjetare
Monday, 01 July 2024 22:16
Tiranë/Vodhën rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbërit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë. Kjo mendësi fatkeqësisht të kujton kohën e kaçakëve dhe banditëve të rrugës, edhe pse "trofeu" nuk është as ar as argjend dëmi që mundet të shkaktojë ky veprim nuk është vetëm i aspekteve ekonomike por mbi të gjitha i vet sigurisë së rrugës. Kjo dëshmon edhe njëherë se vendin tonë e ka pushtuar një mendësi regresiste, mesjetare e cila nuk nuk ndërton as kulturë as ura komunikimi por saboton çdo sens komunitar duke e shndërruar atmosferën sociale në një mendësi individualiste dhe utilitarizëm menefregist,
Ja dhe posti i policisë së shtetit rreth ngjarjes së vjedhjes së telave mbajtës:
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se disa shtetas kishin vjedhur rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbërit, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat u kap në flagrancë duke vjedhur dhe u arrestua shtetasi G. A., 32 vjeç, banues në Bajram Curri, për veprën penale "Vjedhja". Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 43 vjeç, Y. D., 52 vjeç, L. Q., 21 vjeç, A. A., 20 vjeç, dhe M. K., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të organizuar nga shtetasi G. A., kanë vjedhur rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbërit.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme."