Turistë “kopracë” në Shqipëri, operatorët: Preferojnë të shpenzojnë pak
Shqipëria është një destinacion i lirë për turistët e huaj. Kjo është arsyeja kryesore që shumë prej tyre e shohin vendin tonë, si vendin ideal për pushime.
“Vij nga Anglia, ishte zgjedhja e pare për të kaluar 3 ditë. Erdhëm vetëm për fundjavën, çdo gjë këtu është shumë lirë, ushqimi, transporti, hotelet”, thotë një turiste.Agjencitë turistike thonë që shumica e turistëve interesohen tek ka për të gjetur akomodime dhe paketa të lira. Ata thonë se niveli i turistëve që vijnë në masë në vendin tone, nuk është ai që pritet.
“Deri diku do themi që kanë ardhur turistë ekonomikë në Shqipëri, nuk shpenzojnë shumë sepse rrinë në apartamente se guest house, mundohen të konsumojnë ushqime në supermarkete”, tregon Fjorida Zani, operatore turistike.
6 muajt e parë të vitit 2024 kanë rezultuar të suksesshëm sa i takon të huajve që kanë ardhur në Shqipëri, ku deri më tani çdo muaj ka regjistruar më shumë se 1 milion turistë që kanë hyrë në vendin tonë./EN