Lidhje


Restoranti i Ilir Beqajt/ Arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia

Arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia, pjesë e urdhër-arresteve që u lëshuan edhe për Ilir Beqajn. Është ndaluar në aeroport sapo ka zbritur nga avioni. Ndaj Haxhias është caktuar masa ‘arrest në shtëpi’.Biznesmeni Gazmend Haxhia mori dy herë paratë për të organizuar të njëjtën konferencë, një herë nga ministria e Turizmit dhe një herë nga SASPAC i Ilir Beqajt.

“Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “Landëays International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia,” thuhet në dosjen e SPAK.

 

GJKKO ka dhënë masën “arrest me burg” për Ilir Beqajn, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollën, ndërsa është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për biznesmenin Gazmend Haxhia dhe menaxherin e futbollistëve Elton Marini./Lapsi

XS
SM
MD
LG