Lidhje


E divorcuar, ishte kthyer te prindërit – Prag-tragjedia në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Shkodër të mërkurën. Një 27-vjeçare ka tentuar të hidhet nga ura e Bunës me 4 fëmijët e saj të mitur 7, 5, 3 dhe 1 vjeç dhe ndërhyrja në kohë e patrullës së policisë ka shmangur një tragjedi të vërtetë.Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga ka raportuar se 27-vjeçarja ishte divorcuar pak kohë më parë dhe aktualisht jetonte në shtëpinë e prindërve të saj.

 

Mësohet se ajo ka telefonuar një nga të afërmit para se të ndërmerrte aktin ekstrem i cili lajmëroi menjëherë policinë, duke shmangur përsëritjen e një skenari të frikshëm në kryeqendrën e veriut./EN

XS
SM
MD
LG