Lidhje


Vlorë/Në proces divorci me gruan, 50-vjeçari i djeg lokalin bashkëshortes

 Policia e Vlorës ka zbardhur djegien e një lokali në Nartë dhe të 3 garazheve ngjitur me të. Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale ditën e mërkurë, por rezultoi se është e qëllimshme.Në pranga ka rënë 50-vjeçari J.X., pasi i vendosi zjarrin lokalit që administrohet nga gruaja e tij, me të cilën është në proces divorci.Nga përhapja e flakëve u dogjën edhe 3 garazhe të shtetasit Ll. M., ku ai mbante 1 automjet, 3 motora, arka plastike dhe produkte ushqimore.

 

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Flames 2”. Zbardhet dhe dokumentohet djegia e qëllimshme e një objekti në fshatin Nartë, ngjarje e cila fillimisht u raportua si aksidentale. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari, shtetasi Jani Xamaxa, që dyshohet se ndezi zjarrin në lokalin e bashkëshortes së tij, i cili më pas u përhap në 3 garazhe ngjitur”, njofton policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./opinion

XS
SM
MD
LG