Lidhje


A morët mësim nga Ballkani i Hapur? Rama: 1 mijë herë po të kthehesha pas do ta bëja

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me homologun maqedonas Dimitar Kovaçeksi, u shpreh se Ballkani i Hapur ishte një nismë që vetëm i shërbeu rajonit, dhe që la pas vetëm të mira për shtetet që morën pjesë në të.

Rama tha se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë me marrëveshje konkrete që i dha shtysë edhe procesit të Berlinit.

 

A morët mësim nga nisma e Ballkanit të Hapur, ku u lanë jashtë shqiptarët e Kosovës? Pyetjet po ta bëj si shqiptar…

 

Rama: Që je shqiptar dukesh që nga pyetja dhe jo nga gjuha, pyetjen e bën sikur unë kam bërë nja faj, nga i cili kam nxjerrë një mësim. 1 mijë herë të kthehesa mbrapa, 1 mijë herë do ta bëja Ballkanin e Hapur, nuk është një nismë përjashtuese.

Çfarë të keqe i lë Ballkani i Hapur Rajonit? Për të mirat merrni dhe shihni shifrat e tregëtisë mes vendeve, shërbeu që edhe procesi i Berlinit të merrte një shtysë të re, se kuptoj si ka më dyshime për këtë.

 

Sa i takon vllazërisë apo gjakderdhjes, është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot, nuk ka më të gabuar sesa të rrimë me të shkuarën, të akuzojmë dhe grihemi me njëri tjetrin se kush është patrioti i vërtetë. Patrioti i vërtetë është ai që punon për vendin e vetë.

 

Gjatë konferencës me gazetarët kryeministri Rama tha se po punohet që samiti i Procesit të Berlinit të shënojë rezultate konkrete. Burimi: Lapsi.al

XS
SM
MD
LG