Atentati në Memaliaj: 2 viktima të pafajshme, sekuestrohen kamerat, blindohet qyteti
Dy viktima të pafajshme kanë humbur jetën në atentatin e së shtunës mbrëma në Memaliaj, klienti, Marsel Çela , 47 vjeç dhe kamarieri, Gledian Muka 36 vjeç.Në një lidhje të drejtpërdrejt me gazetarin e Euronews Albania, Blerim Kore, ai ka bërë të ditur se kamarieri i lokali, Gledian Muka është banor i qytetit, ka qenë duke shërbyer dhe fatkeqësisht nuk ka mundur ti shpëtojë plumbave.Sipas informacioneve nga Policia e Shtetit, viktima ka qenë pranë tavolinës së Shyqyri Kalemit duke shërbyer në momentin që ndodhi atentati.
Ndërsa shtetasi Marsel Çela, i cili ishte klient në lokal, edhe ky banor i Memaliaj, nuk ka arritur ti shpëtojë plumbave që atentatorët zbrazën drejt familjes Kalemi.
Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj kanë djegur makinën me të cilën kryen atentatin.
Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./En