Lidhje


Viktimat e pafajshme të atentatit në Memaliaj! Si u vranë kamarieri e klienti

Shënjestër e atentatit të mëngjesit të sotëm ishte babai i Andrea Kalemit. Sjellim  foton e kamarierit Gledio Muka, 36 vjeç, dhe klientit Marsel Çela, 37 vjeç.Të dy mbetën të vrarë pas breshërisë së kallashnikovit që u derdh në drejtim të babait të Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi. Kamarieri mësohet se ka qenë pranë tavolinës së shënjestrës kur është qëlluar, ndërsa klienti Çela ka qenë në lokal, por është kapur nga plumbat. Ndërkohë, 74-vjeçari Shyqyri Kalemi ka qenë në tavolinë me të vëllanë  tij, i cili ka mbetur i plagosur.

 

Pista kryesore në të cilën po heton policia është ajo e hakmarrjes, pas një zinxhiri vrasjesh mes dy fiseve që luftën e nisën shumë herët, për trafikut e kanabisit nga jugu i Shqipërisë drejt Greqisë. Besohet se autorët janë informuar nga persona të tjerë se Shyqyri Kalemi, bashkë me të vëllanë po qëndronin në ambientet e jashtme të lokalit, pranë bashkisë Memaliaj. Nga mënyra e ekzekutimit, vrasja dyshohet se është kryer me pagesë.

 

Dyshohet se vrasja ka lidhje me sagën e vrasjeve të nisura në 2022, me eliminimin me eksploziv të Aleksandër Sadikajt, i cili ishte kushëriri i Kalemit, dhe disa muaj më vonë, në Tiranë të biznesmenit Edmond Papa.

XS
SM
MD
LG