Tërmeti shkund Shqipërinë/ Lëkundje të forta në disa qytete, magnituda dhe epiqendra
Wednesday, 24 July 2024 10:02
Mëngjesin e sotëm rreth orës 02:42, në disa qytete të vendit, lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në Shqipëri.Sipas informacioneve të para, lëkundja ka qenë me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter.Epiqendra e tërmetit është regjistruar 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit.
Raportohet se thellësia e valëve ka qenë 6.5 kilometra. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Lezhë, Laç e Fushë-Krujë.
/albeu