Lidhje


Rinis bora, zbardhen Veriu dhe Juglindja e vendit

Veriu dhe juglindja e vendit janë përfshirë nga reshje të dendura të dëborës. Flokët e bardhë kanë sjellë pamje magjepsëse nga zonat turistike në Korçë.

 

Bardhësia që ka mbuluar Dardhën, Voskopojën dhe Vithkuqin e më tej sjellin imazhe të rralla.

Pas situatës së krijuar në nëntor ku kompanitë e pastrimit të rrugëve u gjetën të papërgatitur, këtë radhë borëpastrueset kanë punuar edhe gjatë natës për të mbajtur hapur rrugët

 

I gjithë territori i Qarkut Kukës gjatë gjithë natës ka qenë i përfshirë nga reshje shiu dhe në lartësinë mbi 700 m reshje bore.

 

Mëngjesi i kësaj të premte e ka gjetur Shishtavecin deri në 30 cm dëborë. Edhe Valbona u mbulua nga velloja e bardhë që në orët e para kapërceu 5 centimetër

Por ndërsa dëbora thërret për më shumë turistë që kërkojnë të shijojnë pamjet e mbuluara me të bardhë, nga ngrohtësia e oxhakur që ofrojnë shtëpitë e pushimit, në rrugë vijon kontrolli me mjete.

 

Kriposja e akseve dhe largimi i dëborës ka bërë të mundur që qarkullimi të vijojë normalisht dhe pa pengesa.

Megjithatë në zonat e përfshira nga ngricat policia apelon të përdoren zinxhirët.

 

Burimi: Ora News

XS
SM
MD
LG