Lidhje


Kryeministri Rama "ndryshime rrënjësore" në kabinetin qeveritar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar ndryshime në kabinetin qeveritar dhe drejtimin e Kuvendit, raporton Anadolu.Ndryshimet u prezantuan nga Rama gjatë punimeve të sotme të kongresit të partisë që ai drejton, Partisë Socialiste të Shqipërisë, mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në postin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë është propozuar Elisa Spiropali, e cila aktualisht është ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Spiropali zëvendëson në këtë post Lindita Nikollën e cila dha dorëheqje si kryeparlamentare më 26 korrik.

 

Ministri aktual i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, është propozuar ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin në Qeverinë e Shqipërisë. Në postin e ministrit të Brendshëm është propozuar Ervin Hoxha.

 

Ministër i Financave është propozuar Petrit Malaj, i cili do të zëvendësojë në këtë post Ervin Meten.

 

Në postin e ministrit të Mbrojtjes është propozuar drejtori aktual i Autoriteti Portual Durrës, Pirro Vëngu, i cili do të zëvendësojë Niko Peleshin.

 

Propozimet mbi ndryshimet në kabinetin qeveritar duhet të dekretohen nga presidenti Bajram Begaj dhe votohen në Kuvendin e Shqipërisë. Pas votimit në Kuvend dhe pas ceremonisë së betimit, ministrat e rinj do të marrin zyrtarisht detyrën./AA

XS
SM
MD
LG