Sokol Mjacaj lidhi veten me pranga, u dorëzua vetëm kur erdhi drejtori i burgut të Peqinit
Friday, 15 December 2023 19:39
Detaje të reja zbulohen nga ngjarje e rëndë ditën e sotme në burgun e sigurisë së Lartë të Peqinit.
Sokol Mjacaj nuk ka pranuar që të dorëzohet, deri në momentin që ka vajtur drejtori i Burgut të Peqinit. Më pas kanë nisur negociatat mes palëve.
Sipas burimeve Mjacajt i janë hedhur prangat brenda në qeli. Ai ka lidhur me pranga njërën dorë dhe prangën tjetër e ka lidhur me hekurat e dritares.
Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur pistoletën me mulli që kishte në dorë.
Pasi ka larguar armën kanë hyrë policia e burgjeve, që kanë bërë arrestimin e tij.
Sipas Ligjit brenda në burg nuk mund të ndërhy RENEA, por strukturat e specializuara në IEVP./Ora News