Lidhje


Mjeku Tritan Kalo zbulon një mashtrim, shisnin ilaçe në emër të tij

Mjeku Tritan Kalo, i cili është shpërngulur në Kanada pas daljes në pension, ka bërë një denoincim të fortë në rrjetet sociale.Kalo deklaron se në Shqipëri po përdorin emrin e tij për të reklamuar ilaçe, pa miratimin e tij.Ai shprehet se kjo që po ndodh është e turpshme, ndërsa thekson se përdorja e emrit dhe e figurës së tij është vepër penale.

“Shfrytëzimi i emrit tim për reklamim medikamenti përbën vepër që dënohet penalisht dhe financiarisht dëmshpërblehet mjeku i cituar në to. Në Shqipëri të përdorin emrin dhe figurën pa drojë. Jam ankuar por askush nuk vepron. E turpshme”, nënvizon mjeku

 

/faktor.al

XS
SM
MD
LG