Lidhje


Aksidenti tragjik në Rrugën e Arbrit, humbin jetën një 35-vjeçar dhe një vajzë 29 vjeçe

Një aksident i rëndë me dy viktima është shënuar në rrugën e Arbrit.

 

Egila Celami dhe Marsel Tafa janë dy të rinjtë që fatkeqësisht kanë humbur jetën sot në aksidentin në Rrugën e Arbrit.

 

Nga informacionet e para mësohet se aksidenti u shënua në Zallbastar të Tiranës, sa kalon shkallën e Pojanit.


Mësohet se dy automjete, një tip golf dhe një makinë poste, janë përplasur kokë më kokë. Deri më tani dyshohet se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të vdekur dy persona.

 

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Burimi: Lapsi.al

XS
SM
MD
LG