Lidhje


Vrau Egli Progën, e kaluara e errët e Denis Meçes!

Denis Meçe i arrestuar si autor i vrasjes së Egli Progës në qytetin e Pogradecit, nuk ka qënë i panjohur për blutë e qytetit liqenor. Burime zyrtare nga policia e bëjnë të ditur se 29-vjeçari Meçe ka pasur precedente të mëhërshme penale, kryesisht në veprat penale që cënojnë rendin dhe sigurinë publike, ndër to dhe plagosje të shtetasve të tjerë apo edhe kundërshtim të forcave të policisë.Edhe për vetë banorët e Pogradecit, ky shtetas është njohur si person tepër problematik, i cili merrej me veprimtari të dyshimta dhe kishte shpesh hërë sjellje agresive në qytet.

 


Gjatë viteve 2014, 2016 dhe 2020 shtetasi Denis Meçe rezulton i proçeduar disa herë nga policia, por sipas të dhënave ai asnjëhërë nuk është dënuar nga gjykata, ndërsa 29-vjeçari ka arritur të shpëtojë nga procedimet penale.

 

Ndërkohë prej 11 gushtit 2024 ndodhet i arrestuar pasi akuzohet se vrau Eglantin Progën (emri i shkurtuar Egli). Prokuroria e akuzon për 'vrasje nga pakujdesia' , që nënkupton një masë dënimi më të ulët sesa vepra penale që kishte referuar dosjen policia 'vrasje me dashje'./shqiptarja.com

XS
SM
MD
LG