“Po tentohet t’i bllokohen llogaritë PL”- Denoncimi i Ilir Metës: Duan të asgjësojnë pluralizmin politik! Presidenti i Partisë së Lirisë i kthehet Tedi Blushit: Më dukesh shumë i butë
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mblodhi sot kryesinë politike. Në fjalën e tij mes të tjerave ai denoncoi se po tentohet t’i bllokohen llogaritë bankare kësaj force politike.Meta tha se këto sulme ndaj Partisë së Lirisë bëhen me qëllim asgjësimin e saj, por edhe të pluralizmit politik në vendin tonë.Teksa foli me tone të ashpra, duke përplasur edhe dorën disa herë mbi tavolinë, Meta i është drejtuar edhe Sekretarit të Përgjithshëm të partisë së tij, Tedi Blushit, duke i thënë se “nuk më dukesh i qartë”, më dukesh i butë”.
“Një banke e nivelit te dyte ka bërë tentative mafioze per te bllokuar lëvizjet ne llogarite bankare te Partisë se Lirisë per te krijuar probleme artificiale me pagesat e administratës se PL. Nuk mund të them emrin e bankës së mund ta falimentoj atë bankë për 24 orë, duke i bërë thirrje shqiptarëve të tërheqin investimet nga ajo bankë, ta falimentoj më keq se Suden.
Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë partisë së tretë parlamentare. Ja bllokuan llogaritë e PL, do bllokojnë Ilir Metën?! Do fshehin aferën më të zezë, aferën e detit, të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës?! Hë mo Tedi e fshehin dot? E fshehin dot shkrimin e 28 prillit, po emailin e 27 prillit? Kjo qenie e pështirë që ka marrë peng njerëz të Partinë e Lirisë, me korrupsionin e tyre për të përdorur për të ekzekutuar pluralizimin politik në Shqipëri… Hë mo Tedi, e qartë? S’më dukesh shumë i qartë! Më dukesh shumë i butë”, tha Meta.
Ilir Meta paralajmëroi se beteja është ballore dhe e pamëshirshme, duke theksuar se PL ka parimet e Bajo Topullit.
“E thashë këtë që për të kuptuar ku ka arritur mafia ndërkombëtare dhe lokale në përpjekjet e saj për të bllokuar paralizuar PL. As nuk kanë shans ata. Ata na e kanë hedhur se kishin korruptuar njerëzit tonë më të afërt, por tani beteja është ballore. Është e pamëshishme. Ne kemi parimet e Bajo Topullit. Doni ti provoni? Që tani. Ne nuk jemi në garë për të qenë euroatlantik. Detyrimet me euroatlantik i ka mbaruar Ilir meta që kur ka futur NATO në programin e PS dhe ishte 24 vjeç, tani ka sovranitetin, patriotizmin”, u shpreh Meta./Panorama