Skandal/ Hotel “Europapark” vendos traun në rrugën kombëtare: 2 euro kush do të kalojë!
Teksa u izoluan për shkak të ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar, e cila nuk ka asnjë hyrje dalje me rrugën e vjetër, duket se telashet për banorët e Fushë-Krujës nuk kanë të mbaruar.Qytetarët e këtyre zonave duhet të paguajë një taksë 2 euro nëse kalojnë në rrugën para një hoteli.
Izolimin e parë 85 mijë banorëve të Fush Krujës, Thumanës, Krujës, Niklës dhe plot fshatrave të tjerë ua dha si dhuratë Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës, bashkë me institucionin e varësisë, ARRSH. Pavarësisht se projekti i autostradës së re 21 km parashikonte 4 nyje lidhëse me rrugën ekzistuese, në fund rezultoi se nuk kishte asnjë dalje apo hyrje në autostradë, çka solli edhe protestat e banorëve të zonës.
E vetmja nyje lidhëse është 23 km, pra dy km më poshtë se gjatësia e autostradës, ndërsa banorët të shqetësuar shprehen se po falimentojnë bizneset, janë të izoluar dhe kërkojnë zgjidhje./boldnews