Shkencëtari shqiptar krijon robotin ‘Dardan’ që flet shqip dhe 8 gjuhë të tjera
Sunday, 18 August 2024 12:08
Firdeus Dikellari, një 19-vjeçar nga Pogradeci, ka prezantuar robotin e tij të ri, “Dardan”, i cili është i aftë të komunikojë në 9 gjuhë, përfshirë edhe shqipen.Roboti Dardan, që është krijuar nga Dikellari vetë, ka mundësi të avancuara si detektimi i emocioneve në fytyrën e njeriut.
Sipas Dikellarit, ky robot do të ndihmojë në veçanti fëmijët me probleme në komunikim, duke u ofruar mbështetje në fushën e logopedisë.Dikellari ka premtuar se do të sjellë edhe zbulime të tjera në teknologji në të ardhmen e afërt.
Faktor.al