Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës
Saturday, 24 August 2024 08:22
Firma Turke Kurum duket se po shkon drejt mbylljes së aktivitetit të saj të shkrirjes së çelikut në qytetin e Elbasanit.Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se punëtorë të uzinës së Çelikut dhe Petëzimit janë njoftuar për ndërprerjen e kontratës.
Kjo e fundit është ndërprerë prej datës 1 gusht ne sektorin e uzinës së Çelikut dhe prej 20 gushit duket se është mbyllur edhe uzina e petëzimit.Ende nuk është bërë me dije se cili është shkaku që po çon drejt mbylljes këtë firmë, ndërsa nuk ka akoma asnjë reagim nga drejtuesit e saj.
/vizionplus.tv