“Ky në rreth është Leonidha Guçe që e dhunoi, shiko si qesh kur e shikon Eglin ashtu”
Ngjarja tragjike e vrasjes së Egli Proga në Pogradec ka marrë vëmendje të madhe në publikun shqiptar. Një qytetar ka dërguar një mesazh në JOQ Albania, duke ofruar detaje të reja lidhur me incidentin.Në mesazhin e tij, denoncuesi ka shkruar: "Përshëndetje JOQ. Ky qe kam rrethuar është Leonidha Guce, që përmendet nga motra e Eglit në protestë. Shiko si rri dhe e shikon pasi e dhunoi Eglin me atë kriminelin tjetër. E përmend edhe Denisi. Shiko si qesh kur e shikon Eglin ashtu."Videoja e shpërndarë edhe më parë nga JOQ, tregon se Leonidha Guce ndodhet pranë vendit ku gjendej Egli sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Ky denoncim ka shtuar tensionin në lidhje me rastin dhe ka ngjallur kërkesa për një hetim të thelluar nga autoritetet. Publiku dhe familjarët e Eglit Proga kërkojnë transparencë dhe drejtësi për këtë vrasje, ndërsa hetuesit duhet të punojnë për të zbardhur ngjarjen dhe për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës për këtë akt të rëndë kriminal./JOQ