Sherr masiv me sende të forta në një lokal nate në Palasë, i riu shpallet në kërkim
Mbrëmjen e djeshme, ka kërcitur grushti në një lokal nate në Palasë. Një person e kanë shtrirë mbi tavolina dhe një grup “të fortësh” e kanë dhunuar dhe grushtuar.Personi bie pa ndjenja dhe dikush dëgjohet t’i kërkojë kamerierit ujë. Nuk dihen ende motivet e sherrit, apo identiteti i personave të përfshirë.Policia thotë se ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin Xh.S, banues në Tiranë. I riu sipas policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42-vjeç.
“Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42-vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”,– njofton policia./abeu