Lidhje


Pas Ramës edhe Meta hap Podcast dhe quan,“Podcasti i Lirisë”. Fitoren në Skrapar e quan arritjen të tij të madhe

Pas Edi Ramës, edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është bërë me Podcast. Meta njoftoi se “Podcasti i Lirisë” do të jetë gjatë ditëve të kampingut veror të të rinjve dhe të rejave të PL në Jalë.Në puntatën e parë të këtij podcasti, Meta tregoi edhe historinë si u bë deputet në zgjedhjet e vitit 1992 dhe ëndrrën e tij për tu bërë pedagog. Meta rrëfeu se si PS e “futi në kurth” dhe e kandidoi për deputet në Skrapar, ku ishte nje zonë e vështirë për të fituar, por ai ia doli.“Problemi im është se unë e kam vështirë të kënaqem me veten, por edhe me të tjerët. Mendoj se perfeksionimi nuk është shumë i këshillueshëm, por pa disa qëllime të mëdha dhe pa u përmirësuar, pa dyshim që nuk ke çfarë jep më.

 

Unë e dua shprehjen gjermane që kush pushon ndryshket.

 

Arritjet e mia janë të çuditshme, por mua nuk më bëjnë përshtypje sepse situata ku ndodhet vendi nuk krenohem.

 

Duhet ndihmuar që të shkundet brezi i ri për të qenë i ndërgjegjshëm. Nëse nuk shkundet tani dhe nëse nuk organizohet tani e humbet vendit njëherë e përgjithmonë.

 

Unë nuk kam dashur të merrem me politike, ka qenë diçka spontane. Ëndrra ime ishte të bëhesha pedagog, por ashtu ndodhi.

 

Në mars 1992, PD ishte në revansh të papërmbajtshëm, PS ishte në një zbaticë të frikshme dhe nuk i pranonte njeri të kandiduar për deputetë, m’u lutën me 700 manovra, më bënë edhe një kurth mund ta themi te bukur dhe unë u vendosa deputet mazhoritar në Skrapar. Kjo është një arritje ime.

 

Një tjetër arritje ishte që unë krijova LSI, sepse PS e kishte bllokuar integrimin dhe unë vendosa një bast të fortë. Edhe pse kisha një parti të re nuk e vendosa veten time listë, por thashë unë jam nën mazhoritar dhe nëse populli i Skraparit nuk më voton nën mazhoritar nuk kam pse shkoj në Parlament. Fitorja në Skrapar ishte bindëse dhe ishte një fitore personale.

 

Jam edhe nënshkrues i kartës së Adriatikut, kjo ishte programi si Shqipëria do hynte në NATO dhe Shqipëria hyri në NATO”, tha ndër të tjera Ilir Meta./Lapsi

 
XS
SM
MD
LG