Lidhje


43% e femrave shqiptare në moshë ripordhuese nuk janë bërë ende nëna

Shqipëria po përballet me një rënie të ndjeshme të numrit të lindjeve, sipas të dhënave të fundit të censit të popullsisë të realizuar në vitin 2023.
Sipas këtyre rezultateve, në vendin tonë jetojnë rreth 510 mijë femra në moshë riprodhimi (15-49 vjeçe), por gati 43% e tyre nuk kanë lindur akoma fëmijën e parë. Femrat në moshën deri në 30 vjeçare përbëjnë grupin më të madh të atyre që nuk kanë bërë fëmijë.
Detajet e ndara sipas grupmoshave janë si vijon:
 
 
-Në grupmoshën 20-24 vjeçe, nga 10 500 femra, 85% ende nuk kanë lindur foshnjën e parë, ndërsa 15% e tyre janë bërë nëna.
 
-Në grupmoshën 25-29 vjeçe, nga 73 826 femra, më shumë se gjysma (53%) nuk kanë lindur fëmijën e parë.
 
-Në grupmoshën 30-34 vjeçe, numri i femrave që kanë lindur fëmijë rritet në 75%, ndërsa 25% e femrave në këtë grupmoshë nuk kanë lindur ende.
 
-Në moshën 35-39 vjeçe, 85% e femrave janë bërë nënat, ndërsa 15% nuk kanë lindur fëmijën e parë.
 
-Përqindja e femrave që nuk janë bërë nëna bie në 12.4% në grupmoshën 40-44, dhe akoma më shumë në 11% në grupmoshën 45-49-vjeçe.
 
Arsyet kryesore për këtë rënie të lindjeve janë lidhur me dy faktorë të rëndësishëm:
 
•Emigracioni i Lartë i Meshkujve: Një pjesë e madhe e djemve të rinj preferojnë të largohen në emigrim për të siguruar kapital montetar dhe më pas të kthehen për të krijuar familjen e tyre, çka ndikon në uljen e numrit të lindjeve.
 
•Zhvillimi Personal i Femrave: Femrat e reja janë gjithnjë e më shumë të përkushtuara ndaj arsimimit dhe karrierës, duke e shtyrë krijimin e një familjeje për në të ardhmen.
 
Këto ndryshime në mënyrën e jetesës dhe prioritetet e individëve kanë kontribuar në një rënie të ndjeshme të lindshmërisë në Shqipëri. Gjatë vitit 2023, pavarësisht se në Shqipëri jetojnë mbi 500 mijë gra në moshë riprodhuese, janë regjistruar vetëm 22,210 lindje.
 
Kjo tendencë ndikon thellësisht në strukturen demografike të vendit dhe mund të ketë pasoja të rëndësishme për të ardhmen e popullsisë shqiptare./tvanews
XS
SM
MD
LG