Lidhje


‘’Shteti të më lirojë dhëndrin një orë e më parë’’/ Babai i 14-vjeçares: I kemi dhënë lejë vetë, dhëndri nuk e mori me zor...

Pas deklaratës së vet vajzës dhe nënës së saj lidhur me arrestimin e 21-vjeçarit këtë herë ka reaguar babai i të miturës i cili qetësisht përpara kamerave tregon se lindja e fëmijës nga vajza e tij e cila është 14-vjeçe është një gjë normale.

 

Ai kërkon dhe i bën thirrje organeve ligjzbatuese të lirojnë dhëndrin, në moment .Shpëtim Jonuzi thotë se shteti duhet ti lirojë dhëndrin një orë e më parë sepse arrestimi i tij është pa arsye.

 

Më tej ai pohon se kane qenë vetë prindërit të cilët i kanë dhënë lejë vajzës për martesën në moshën 13-vjeçare dhe se kjo për ta është normale.

 

“Jam babai i vajzës, vajza është martuat me dëshirë, me nënë me babë i kemi dhënë leje që e martova në Korçë se unë jam nga Elbasani.  

 

Dhëndri nuk e mori me zor, pasi ka lindur goca patëm probleme se më kanë marrë dhëndrin në polici.

 

Vajza ka gati një vit e gjysëm martuar, dua që dhëndri të lirohet një orë e më parë se ne jemi romë dhe raca rome martohen të vegjël.

 

Ja ku i kam unë kam 6 fëmijë, unë vajzën time e martova por shteti që hyn në këtë punë është pa arsye. 

 

 Unë i them shtetit që të më lirojë dhëndrin, erdha nga Miloti me familjen, këtu e kam dhe gocën dhe i them shtetit të më lirojë dhëndrin”, shprehet Jonuzi./beratitv

XS
SM
MD
LG