Lidhje


Shoferi i furgonave vret shoferin tjetër me grusht pas debatit për një pasagjer

Pas një jave në spital, ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, ka ndërruar jetë 52-vjeçari Dedush Gjoni. Ai kishte pësuar lëndime të rënda më 5 shtator të këtij viti, pas një konflikti fizik me shoferin e një furgoni tjetër, Cen Sela, në qytetin e Shkodrës.
 
 
Sipas raportimeve, konflikti mes dy shoferëve nisi për një pasagjer pranë terminalit të furgonave në lagjen ‘Vojo Kushi’. Situata përshkallëzoi shpejt, dhe Dedush Gjoni u godit me grushte nga Cen Sela. Gjoni, që ishte shofer furgoni për pasagjerë, u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
 
 
Policia ka arrestuar Cen Selën, i cili i’u gjet një pistoletë dhe municion luftarak të cilat i mbante pa leje. Pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar jetën e tij, Dedush Gjoni nuk mundi të mbijetojë nga plagët e marra dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme.
 
 
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvanews
XS
SM
MD
LG