Lidhje


Tirana qelbet.....Veliaj përpiqet të kamuflojë katastrofën ambientale në të cilën gjendet Tirana

Siç e kemi raportuar prej kohësh Tirana është duke u qelbur nga era e rëndë e mbeturinave, të cilat kanë muaj që nuk pastrohen.Ditë pas dite publikojmë pamje nga lagje të ndryshme të kryeqytetit dhe zonave përrreth, që tregojnë gjendjen alarmante se si mbeturinat përveç se kanë mbushur kazanët, kanë dalë edhe në rrugë duke përhapur erën e rëndë dhe rrezikun për sëmundje infektive. Astiri, Fresku, Alliasi, Lapraka, Pediatria janë vetëm disa nga zonat që nëse bën një xhiro do të gjesh mbeturina në rrugë në çdo kohë të ditës.
 
 
Për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj situata është krijuar pasi operatori i pastrimit ka bërë braktisjen e punës para afatit të përcaktuar në kontratë, por duket se diçka tjetër fshihet pas këtyre deklaratave.
 
 
Sipas ekspertëve të mjedisit, situata ‘katastrofike’ është krijuar pasi në landfillin e Sharrës nuk ka më vend për groposjen e mbeturinave. Kjo pasi prurjet janë të mëdha dhe jo vetëm nga Tirana, por edhe nga Durrësi e Kavaja.
 
 
“Ne e kemi ngritur këtë shqetësim të ezaurimit të kapaciteteve të landfilleve dhe arsyeja kryesore është se nuk zbatojmë ligjin, nuk parandalojmë gjenerimin e mbetjeve, nuk ripërdorim, nuk riciklojmë”, thotë ndër të tjera Lavdosh Ferruni për Monitor.
 
 
Stuata duket se nuk është emergjente vetëm në landifillin e Sharrës, por edhe në Elbasan. Në Elbasan mbeturinat kanë filluar të digjen pasi edhe aty kapacitet janë ezauruar.
 
 
Pavarësisht situatës së rëndë në terren, ku mbeturinat kanë pushtuar kryeqytetit por jo vetëm, pagesat e bashkive nga taksat e qytetarëve vijojnë të bëhen për inceneratorët, ndonëse këto të fundit as që egzistojnë.
 
 
Në muajin Gusht 2023, inceneratori i Tiranës i cili nuk egziston, u vendos në sekuestron nga SPAK. Tashmë ky landfill administrohet nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara./tvanews
XS
SM
MD
LG