Shet apartamente me cilësi të ulët dhe çmime të fryra!/Fatmir Bektashi, biznesmeni afër familjes Berisha, akuzohet për "korrupsion aktiv" dhe "pastrim parash"
Monday, 16 September 2024 12:14
Biznesmeni Fatmir Bektashi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit "Partizani". SPAK i ka komunikuar atij akuzat për "korrupsion aktiv" dhe "pastrim parash", duke e marrë në përgjegjësi penale. Shoqëria ndërtuese "Kontakt", e administruar nga Bektashi, është e njohur për cilësinë e dobët të ndërtimit dhe çmimet e larta të apartamenteve, dhe ka qenë subjekt i denoncimeve të shumta për këto praktika.
Të favorizuar nga qarkullimi i parasë informale, kryesisht e lidhur me aktivitetet e drogës, "Kontakt" shet apartamente me cilësi të ulët dhe çmime të fryra që nuk përputhen me vlerën reale të pasurive.
Qytetarët, të cilët shpesh e ndjejnë këtë "tallje" për shkak të pagave të tyre të lodhshme, shpesh përballen me probleme dhe përfitime të pamjaftueshme nga investimet e tyre në këto projekte, të cilat janë në thelb të financuara nga burime të dyshimta./tva news