Banka Botërore në Shqipëri bën deklaratën e fortë: 14% e shqiptarëve jetojnë në varfëri, shumë të tjerë pranë këtij kufiri
Monday, 16 September 2024 17:34
Drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas ka zbuluar shifrat e varfërisë në vendin tonë. “Gati 14 për qind e popullsisë në Shqipëri jetojnë në varfëri, pra kanë më pak se 5,5 dollarë në ditë për të jetuar”, tha Salinas në Konferencën Ekonomike të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Shqipëri.
Një pjesë tjetër e konsiderueshme jeton në kufirin e varfërisë. Shqipëria duhet të luftojë varfërinë, pabarazinë duke krijuar vende të mira pune’, shtoi ai.
/albeu