Lidhje


Speciet e rralla në Gjirin e Vlorës, peshq helmues, breshka fluturuese e peshkaqenë!

Në Gjirin e Vlorës, peshkatarët gjithnjë e më shpesh ndeshen me specie të rralla. I tillë ishte peshku helmues, që u kap disa muaj më parë. Por prania e peshqve invazivë është shqetësuese sepse dëshmon ndryshimet kimaltike.

 

Peshkatari me përvojë, Sherif Dyrmishaj thotë se ka parë edhe breshka fluturuese apo peshkaqenë të mëdhenj. Këto specie që më parë ndesheshin rrallë, janë bërë vizitorë të shpeshtë në Gjirin e Vlorës. Habitatin e tyre e kanë në ujërat e thella të vendeve tropikale por për shkak të ndryshimeve klimatike tashmë janë vizitorë të ujerave tona.

 

“Gjiri i Vlorës është i veçantë për shkak të rrymave detare. Kemi pasur foka, peshku luan, peshku helmues. Është gjetur një peshkaqen në Pashaliman, ai shumë i rrallë dhe agresiv. Tjetra në një i vogël, është gjetur në gjirin e Vlorës ndërkohë që ai rri në ujëra të thella”, shprehet Sherif Dyrmishaj.

 

I vetmi Parku Kombëtar Detar, ai i Karaburun-Sazan është banesa e 36 specieve të florës dhe faunës detare, ku përmendim fokat mesdhetare, delfinët dhe breshkat e detit./Shqiptarja.com

XS
SM
MD
LG