Dosja ‘Partizani’ vazhdon të nxjerrë abuzimet e klanit Berisha/Meçe: Çështja nis me Malltezin! U bë pronar i 3.5 milion eurove brenda ditës, SPAK u ballafaqua me pastrim parash
Analisti Arben Meçe zbuloi skemën e korrupsionit që implikon Jamarbër Malltezin me ish-klubin Partizani dhe shoqërinë Homeplan.Meçe në Repolitix theksoi se hetimi nis me Malltezin lidhur me shitjen e aksioneve të Homeplan nga Bektashi tek Malltezi dhe Begeja. ''Çështja ka nisur në ngarkim të Jamarbër Malltezit. SPAK u bë u ndjeshëm nga Homeplan. Është sipërmarrje ndërtimore u prodhua si subjekt juridik dhe objekt ka ndërtimi e kompleksit Partizanit. Regjistrimi i parë në 2008.
Dokumenti i shitjes futet diku pas vitit 2017. Dokumentat kanë kronologji. Nuk mund të ndodh që në 2008 të ketë dokumenti të 2005. Kjo është arsyeja që filloi çështja. Në 2018 vlera e kullave është 20 milionë, por në 2014 nuk kishte këtë vlerë. Këtu fillon manipulimi i parë.
Ç’është këto aksione që u blenë? Nëse shet 35%, nuk shitet fondi i themelimit, por vlera. Ka dhënë 35 milion lekë të vjetra. Dhe u bë pronar i 3.5 milion euro. Ky veprim, nga Prokuroria e Posaçme, u ballafaqua me një fenomen absolutisht pastrim parash.
Një person nuk mund të bëhet brenda ditës pronar i 3.5 milion euro. Berisha vjen si produkt më vonë. Njëri pronar i një prone i shet dy vetave 60% të aksioneve. Si u shit? Ça logjikë kishte?
E marrin Bektashin dhe i thonë pse? Kush i investoi? I investova vetë. Po këta çfarë kontribute kishin? Këtu filloi hetimi dhe u kthye prapa. Si kapërcyen gjithë barrierat ligjore dhe u bënë bashkëortak me Bektashin?'', deklaroi Meçe. /gazetatema