Lidhje


Si të "parandalojmë" arrestin kardiak? Mjekja nga Gjermania tregon hapat që duhet të ndjekim

Humbja e jetës së Gerti Bogdanit nga një arrest kardiak, ka shtuar diskutimet nëse mund të parandalohet dhe si një arrest kardiak.Doktoresha Aurora Dollenberg nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, ka komentuar fenomenin e arresteve kardiake.

 

Dollenberg e cila jeton dhe punon në Gjermani, tha se arrestet kardiake fatkeqësisht mund t’i bien çdokujt, por se ka disa këshilla, që mund të minimizojnë ato. Ajo tha se për të eliminuar sa më shumë të jetë e mundur arrestet kardiake, duhet që të ushqehemi mirë, të bëjmë vrap dhe të mos kemi stres të akumuluar.

 

”Nëse dikush mezi merr frymë, ne duhet të japim ndihmën e shpejtë, të njoftojmë urgjencën. Shteti duhet të marrë masa, që të reduktojë kohën që ambulanca vjen në ndihmë të pacientit. Vaksina anti-Covid ka shpëtuar jetë, por ka pasur edhe efekte anësore. Ka qenë e pamohueshme vdekja e pacientit me vaksinën Astra Zeneca, por vdekshmëria ka qenë tepër e ulët”, tha Dollenberg ./boldnews

XS
SM
MD
LG