Kryeministri polak: Nëse shihni ushtarë gjermanë, mos bëni panik! Po na ndihmojnë me përmbytjet
Qyteti i tretë më i madh i Polonisë, Wroclaw, po përgatitej për kulmin e ujërave të përmbytjeve të enjten, me indikacione të hershme që mbrojtja e tij po qëndronte e qëndrueshme, pasi përmbytjet më të këqija në të paktën dy dekada shkatërruan Evropën Qendrore këtë javë.
Vala e përmbytjeve që ka goditur rajonin kufitar polako-çek që nga fundjava arriti në Wroclaw gjatë natës, por fillimisht nuk pati shenja të dëmeve serioze.“Është shumë herët të njoftojmë se përmbytjet në Wroclaw kanë tejkaluar çdo pritshmëri”, u shpreh kryeministri polak Donald Tusk, në takimin që zhvilloi me ekipin e menaxhimit të krizave.
E ushtria ka njoftuar se 16 mijë pjesëtarë po ndihmojnë rajonin së bashku me policë dhe mijëra vullnetarë. Në ndihmë atyre u kanë dalë edhe ushtarët gjermanë, gjë që i dha pak hapësirë kryeministrit polak të sillte një situatë “disi relaksi”
“Nëse shihni ushtarë gjermanë, mos bëni panik. Kanë ardhur për të na ndihmuar”, tha Tusk para të pranishmëve.
Gjermania naziste e Adolf Hitlerit pati pushtuar Poloninë në vitin 1939 së bashku me Bashkimin Sovjetik, duke aneksuar dhe ndarë vendin midis tyre, duke shkaktuar Luftën e Dytë Botërore./mesazhi