Lidhje


Bllokohen nga dëbora rrugët në Theth, automjetet duhet të lëvizin me zinxhirë

Reshje të dendura bore kanë bllokuar rrugët në qarkun Shkodër. Në Qafë Thore në lartësi mbi 1200 metra reshjet e borës kanë qenë të shumta, ndërkohë borëpastrueset po mbajnë të hapur aksin Bogë-Theth.

 

Lëvizja drejt këtyre pikave turistike sugjerohet të bëhet vetëm me automjete me goma dimërore dhe zinxhirë.

 

Sakaq sa i takon ditës së sotme, parashikohet që nga orët e pasdites dhe në vijim të ketë shtim të vranësirave duke rrezikuar momente me pika shiu në të gjithë territorin e vendit por orët e vona të natës sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar gradualisht reshjet nga i gjithë territori Shqiptar.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG