Aldo Bumçi: Zoti na jep fuqi e Berisha na frymëzon. Shqiptarët na besojnë.
Aldo Bumçi ka premtuar poshtë ballkonit të Berishës, se PD do të jetë në lartësinë e duhur për të kthyer historinë e Shqipërisë.Bumçi tha se në 13 vite qeverisje të PD, shqiptarët panë vetëm ndryshimin, ndryshe nga qeverisja e Ramës, që sipas tij ka boshatisur vendin.Sipas Bumçit, shqipatërt kanë besim te demokratët, ndaj dalin dhe mbushin bulevardin kundër një manipulatori si Rama.
Besimi im buron nga demokratët dhe shoqëria, që sot në mandatin e 3 në opozitë mbush bulevradin. Besojnë te ne demokratët, kanë shpresë ndaj mbushin bulevardet.
Nëse do mendonim se kryetari jonë s’është i ndershëm dhe do qeverisnim si Rama do kishim rrugë bosh. Kemi qeverisur vetëm 13 vite nga 33 vite komunizmi. Diferenca është nata me ditën, e lamë Shqipërinë 3 milionë banorë, sot është e braktisur, Rama e ka boshatisur vendin.
13 vite shqiptarët paënë nmdryshimin, ndaj mbushën sheshet. Na besuan ndaj na votuan vjet. Turp që po ndodh në mes të Evropës. Një opozitë që liebarlizoi vizat, futi vendin në NATO. Sot Kosova goditet në Tiranë.
Na e hoqën emrin, së është emër i madh, ndaj na e morën emrin. Ia hoqën emrin Berishës, se ka emër. Sepse frymëzon. Kam besuim që do jemi në lartësinë e thirrjes. Koha kërkon ndryshim, ndaj Rama manipulon me krimin. Ne i kemi votat, por duhet të rrëzojmë murin e manipulimit të Edi Ramës. Të rikthejmë Dhjetorin e shpresës", tha ai.