Lidhje


Tiranë/ Punëtori bie nga kati i 9-të, humb jetën në vend

Aksident tragjik në Tiranë! Punëtori bie nga kati i 9-të tek një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër.

 

38-vjeçari me inicialet F.L. sipas policisë ka humbur jetën në vend.

 

Detaje nga policia: 

 

Më datë 22.12.2023, rreth orës 10:20, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi F. L., rreth 38 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Burimi: Lapsi.al

XS
SM
MD
LG