Pro dhe kundër shtetit të bektashinjve, qytetarët: E gjitha po bëhet për para
Krijimi i një shteti sovran të urdhrit bektashi në vend synon të ofrojë një hapësirë si ajo e Vatikanit për bektashinjtë si dhe një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare në Shqipëri. Por si është pritur nga qytetarët kjo iniciativë?
Për disa qytetarë të tjerë, krijimi i një shteti të tillë është mënyra më e mirë për t’i treguar botës harmoninë fetare në Shqipëri.
“Duhet, se kryegjyshi është faktor dhe kudo që shkojmë këta janë më të pasur, harmonia fetare duhet të jetë dhe këto janë çelsi…”, thotë një qytetar.
Në reagimin e fundit për mediat, Kryegjyshata shprehet se e mirëpret nismën e kryeministrit si dhe ka dhënë detaje për mënyrën sesi do të funksionojë shteti.
Sipas Kryegjyshatës çështja e shtetësisë apo pasaportave do të kufizohet vetëm tek anëtarët e klerit dhe individët në administratën e shtetit. Drejtues më i lartë do të jetë kryegjyshi, si dhe vendimet administrative dhe fetare do të merren nga një Këshill.
Kryegjyshata ka publikuar dhe të dhënat e para për administratën e shtetit, duke nisur që nga emali zyrtar This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it../EN